Neymar do të vazhdojë të jetë temë dite të paktën edhe për disa kohë për ekipin e Barcelonës. Siç raportohet nga media braziliane ‘Esporte Interativo’ nëpërmjet gazetarit të saj Marcelo Bechler i cili njihet për afrësinë që ka me Neymar dhe familjen e tij, babai i Neymar dhe avokati i tij do të takohen nesër në Barcelonë me André Cury, një njeri i besuar i klubit katalanas për tregun brazilian dhe tashmë kyç për një kalim të mundhsëm të Neymar në Camp Nou.

Sipas publikimit dhe gazetarit të lartpërmendur, ekziston një besim i madh në të cilin mund të arrihet përparim drejt një marrëveshjeje midis dy palëve, Barçës dhe lojtarit, hapi i parë përpara se të nisin negociatat me PSG-në, raporton Mundo Deportivo .

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb