Jemi 6 muaj larg Botërorit të shumëpritur të Rusisë dhe skuadrat pjesëmarrëse deri më tani kanë njohur kundërshtarët në fazën e grupeve. Për të arritur trofeun jo të gjithë skuadrat kanë mundësinë e njëjtë dhe një tregues për këtë është edhe vlera e lojtarëve në tregun e transferimeve.

Sipas faqes ‘Transfermarkt’, e cila cakton vlerën e lojtarëve në treg duke iu referuar aftësive dhe formës aktuale, Brazili është skuadra më e çmuar. “Seleçao” mban vendin e parë me një shifër të përgjithshme 673 mln euro. Më pas vjen Gjermania me 636,5 mln euro dhe me të njëjtën shifër të përafërt mbyll podiumin Franca.

15126461811401

Portugalia e Cristiano Ronaldo-s është në vend të nëntë e ndjekur nga Polonia e vendit të fundit në 10 më të mirat.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb