Teksa e nisën protestën e tyre në sheshin ‘Skëndërbej’, qytetarët e grumbulluar aty po lëvizin drejt Kryeministrisë. Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje live për ‘News24’ bëri me dije se pjesëmarrësit në këtë protestë janë të grupmoshave të ndryshme, dhe jo vetëm të rinj.

Skëndaj tha se turma e qytetarëve kanë nisur që të ecin përgjatë Bulevardit, ndërsa do të stacionohen përballë Kryeministrisë. Ndërkohë ditën e sotme, policia ka paralajmëruar se do të ndërhyjë në çdo rast kur do të ketë grumbullime, ndryshe nga 5 ditët e para të protestës kundër vrasjes së Klodian Rashës, i cili u ekzekutua me armën e shërbimit nga një efektiv policie, ku ka lejuar grupimet. Struktura e posaçme Shqiponja është e përgatitur për t’ju paraprirë çdo situatë.

Kujtojmë se prej ditësh vendi ynë, kryesisht Tirana, është përfshirë nga protesta masive, ku protestuesit kanë shfryrë inatin e tyre ndaj institucioneve por dhe sinjalistikave rrugore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb