Telashe për ish-futbollistin dhe ish-drejtorin e Barcelonës, Eric Abidal. Në vitin 2012, ai përfitoi transplantin e mëlçisë. Kjo procedurë mjekësore i shpëtoi jetën ndërsa po luftonte kundër tumorit.

Në atë kohë, të gjithë e kishin ndjekur këtë episod me dashamirësinë më të madhe. Por, që nga viti 2017, policia spanjolle ka hapur një hetim, duke pasur parasysh se ka pasur disa parregullsi në procedurën e dhurimit të organeve, e cila është shumë e rregulluar me ligj në shtetin iberik.

Ish-lojtari i Barcelonës, por edhe ish-presidenti i klubit Blaugrana, Sandro Rosell, janë nën hetim. Ata po hetohen për trafik organesh, një akuzë e rëndë. Ish-mbrojtësi i Francës deri më sot ishte mbrojtur me forcë nga këto akuza.

Që në vitin 2018 dyshohej se e kishin blerë në mënyrë të paligjshme këtë mëlçi. Por tani, këtë të hënë, spanjollja “El Confidencial” zbulon se Instituti Kombëtar i Toksikologjisë ka kryer disa analiza që vërtetojnë se Gérard Armand, donatori, nuk ka asnjë lidhje me Eric Abidal.

Këta elementë të rinj padyshim që do t’i vihen në dispozicion gjykatës së Barcelonës, e cila po heton këtë çështje afatgjatë. Eric Abidal pa dyshim do t’i duhet t’iu përgjigjet pikëpyetjeve, gjithnjë e më specifike, përsëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb