SHBA

Aktori i njohur John Travolta përjetoi një humbje të madhe në muajin korrik të këtij viti.

Bashkëshortja e tij, Kelly, u nda nga jeta pas një lufte të gjatë me kancerin e gjirit. Sot Kelly do të mbushte 58 vjeç dhe aktori nuk ka mundur dot mos të shkruajë disa fjalë prekëse.

“Urime ditëlindjen zemër. Gjeta këtë foto të dasmës së nënës dhe babait tim. Ishte bukur të shihje tonën krahas tyre. Me gjithë dashurinë time për ty, John!”, shkruan aktori. John ka treguar gjithmonë lidhjen e fortë që ka patur me bashkëshorten e tij, ndërsa tani i dedikon asaj çdo postim në rrjetet e tij sociale.

Kujtojmë se John dhe Kelly sollën në jetë tre fëmijë: Ella, Benjamin dhe Jett. Jett ndërroi jetë në moshën 16-vjeçare, pas një aksidenti në 2009ku goditi kokën dhe pësoi një krizë fatale.

John dhe Kelly u takuan në vitin 1989 dhe me pas filluan të frekuentohen. Ai i propozoi në prag të Vitit të Ri në 1991 në hotel Palace në Gstaad, Zvicër.

Ylli i “Grease” dhe Kelly u martuan më 5 shtator 1991; në kohën kur ajo ishte dy muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, Jett. Ata u martuan për herë të dytë në ShBA më 12 shtator në Daytona Beach, Florida.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: