Derbi i 1 dhjetorit mes Tiranës dhe Partizanit duket se nuk do të mbaroj kurrë. Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur një hetim zyrtar pas kërkesës së Partizanit që pretendon tre pikët në tavolinë. Arsyeja ishte ndërprerja e dritave në impiantin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, që solli zhvendosjen e një pjese të takimit një ditë më vonë.

Partizani e cilëson përgjegjësi të Tiranës mungesën e një gjeneratori për mbarëvajtjen e takimit në datën e përcaktuar nga Sektori i Garave, Komisioni i Disiplinës ka konfirmuar çeljen e hetimeve.

Në këtë rast do të shqyrtohen jo vetëm rregulloret e kampionatit, por edhe dokumentacioni i klubit ndaj palëve të treta që duhej të siguronin energjinë në impiant, për të vërtetuar që bardheblutë kishin kryer çdo lloj përgatitjeje që parashikon rregullorja. Në këto hetime pritet të përfshihen edhe ngjarje të tjera që ndodhën në atë ndeshje si fyerjet në kor të tifozëve apo momentet e tensionit para fillimit të takimit ku disa prej tyre u përplasën me forcat e rendit.

Vendimi i KDS
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 76 dhe 77 të KDS.
kds
VENDOSI:
Çeljen e hetimit të përgjithshëm disiplinor për ndeshjen midis KF “Tirana” dhe KF “Partizani”, me datë 30.11.2016 – 01.12.2016 . Ngarkohen sektorët përkatës të FSHF-së për të mbledhur fakte dhe prova rreth problematikave të vërejtura gjatë këtij takimi.

(er.ko/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb