TIRANE – Teksa tregjet kryesore në kryeqytet kanë ulur qepenat në shenjë proteste ndaj përfshirjes në skemën e TVSH-së, deputeti demokrat Flamur Noka është shprehur se protestat do të vazhdojnë.

I pranishëm në Tregun e Medresesë, Noka tha se qytetarëve iu ka shkuar thika në palcë me gjithë këto pagesa dhe kjo protestë është në vazdhën e mosbindjes civile.

Tashmë qytetarëve ju ka shkuar thika në palcë, taksa e tatime. Kjo është nëj formë e reagimit qytetar, është në vazhdën e mosbindjes publike. Sigurisht që do të vazhdojë me forma të ndryshme. Shumica e bizneseve i janë bashkuar kësaj proteste, e cila është një orë,” tha Noka.

“ Sot jemi në solidaritet të biznesit të mesëm. Sot janë mbyll qepenat për 1 orë. Të jeni të bindur që këto biznese do jenë në grevë në shesh se nuk mban më, nëse Rama nuk tërhiqet. Shqiptarët po përballen me shumë taksa. Ne jemi të vendosur në rrugën tonë. Qëllimi i Ramës është të përkrahë 3-4 oligarkë të këtij vendi,” tha dhe deputeti i LSI, Endrit Braimllari.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: