Një tren ka dalë nga binarët në aksin hekurudhor Fushë Kosovë – Prishtinë.

Kështu ka njoftuar Mirsim Beqiri, kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Zyrën e Kryeministrit.

Beqiri tha se nga ky rast nuk ka ndonjë person të lënduar.

“Incident në Aksin Hekurudhor Fushë Kosovë-Prishtinë.Treni i udhëtarëve del nga binarët.Fatmirsisht pa të lënduar”.

Ai theksoi se ky udhëkryq ku ka ndodhur incidenti nuk ka pasur sinjalizim.

“Në këtë udhëkryq nuk kishte sinjalizim horizontal e as vertikat!!!”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb