Siç kishte thënë edhe George Washington, presidenti i parë i SHBA-së, më mirë të jesh vetëm, sesa me shoqëri të keqe. Pra, padyshim që njerëzit afër jush, shprehitë dhe sjelljet e tyre ndikojnë direkt në aktivitetet tuaja, shkraun tg.

Të kanë gënjyer shpeshherë
Nëse dikush të ka gënjyer shumë herë, atëherë jeni me personin e gabuar, pasi që ai/ajo veçse e ka thyer besimin tuaj. Ju nuk do të jeni më të aftë të respektoni dashurinë e tjetrit.

Ta rikujtojnë të kaluarën
Disa njerëz të gjykojnë në bazë të kaluarës tënde dhe të mbajnë përgjegjës për çfarë ka ndodhur shumë vite më parë. Edhe nëse e kuptoni gabimin tuaj dhe dëshironi të vazhdoni, ata nuk do të lejojnë. Të mendosh për të kaluarën është humbje e energjisë dhe nuk sjell asnjë përfitim në krijimin e një të ardhme më të mirë, prandaj shmangni një shoqëri të tillë.

Përpiqen t’i ripërcaktojnë ëndrrat tuaja
Çfarë dëshiron të arrish në jetë, varet nga ajo se ku vendos ta shpenzosh kohën dhe energjinë. Pra, askush nuk ka të drejtë t’ju tregoj se çfarë ëndrre duhet të ndiqni, dhe nëse e keni një person të tillë afër, më mirë largojeni.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: