TIRANË

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për “Toyota Yaris”, të bëra sot në “Foltoren” e Bilishtit. Basha deklaron se e vetmja dosje dhe e vetmja çështje është ajo ‘non grata’ nga SHBA. Sipas kreut të PD, trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës.

“Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA.

Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”, shkruan Basha.

Basha Tw
Basha TwBeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb