Dy skuadra e kreut në Konferencën e Perëndimit të NBA kanë pësuar humbje në ndeshjet e fundit, kështu që Oklahoma City Thunder vijon më mbajë vendin e parë. Kryesuesit u mundën 120-104 në fushën e Detroit Pistons.

Ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua Duren me 22 pikë e 21 asist, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Shai për miqtë. Oklahoma bëri një periodë të parë të mirë, duke e mbyllur me 7 pikë para, por Detroit ishte fantastik në të dytën, duke shënuar plot 46 pikë. Më pas menaxhoi shumë mirë avantazhin. Gjithsesi, Pistons renditen të fundit në Lindje.

Jashtë fushe fitoi ekipi i Chicago Bulls, që mundi 104-96 Portland Trail Blazers, ndeshje ku u dallua DeRozan me 20 pikë. Edhe kjo një sfidë mes dy skuadrave Lindje-Perëndim.

Ishte nata e skuadrave të Lidnjes, pasi edhe skuadra e Indiana Pacers, mundi 116-110 Memphis Grizzlies. Mathurin me 24 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Një fitore që ngjit Indianën në vendin e gjashtë, pikërisht në zonën play-off. Ndërsa Memphis, pas tre fitoresh rresht, bie sërish dhe renditet në vendin e 13-të në Perëndim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: