Pas 10 ndeshjeve të para sezonale të NBA kanë nisur të konfigurohen skuadrat realisht pretendente, si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim. Në Lindje, Bostoni i bashkohet Philadelphias në krye të renditjes pas fitores 114-98 ndaj Neë York.

Kjo ishte fitorja e tetë sezonale për Celtics, e treta radhazi, ku u dallua Jayson Tatum me 35 pikë. Brunson e Randle realizuan 51 pikë për nju-jorkezët, por që mbetën për statistikë. Një sfidë e dominuar nga vendasit vetëm në gjysmën e dytë të lojës.

Rikthehet te fitorja ekipi i Milwaukee, që mposhti 118-109 Chicago, një sfidë e komanduar nga skuadra e Bucks. Ndeshje e mirë për Giannis Antetokounmpo, autor i 35 pikëve e 11 rebound, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e 12 rebound të Vucevic për Bulls.

Po në Lindje, fitore të rëndësishme arriti edhe skuadra kanadeze e Torontos, që mundi 111-107 Washington. Siakam me 39 pikë e 11 rebound ishte vendimtar për Raptors, që tashmë balancohen me 5 fitore dhe 5 humbje.

Vetëm një ndeshje u luajt në Perëndim. Skuadra e Sacramentos, falë një kuarteti lojtarësh që realizuan mbi 20 pikë, ku Fox me 28 pikë ishte më i miri, mundi 132-120 Cleveland. Fitorja e tretë radhazi për Kings, që ngjiten në vendin e gjashtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb