Një ngjarje tronditëse është shënuar në Afganistan. Mediat e huaja shkruajnë se një familje, është detyruar të shesin vajzën e vogël për 500 dollarë, për të përballuar krizën e urisë.

“Fëmijët e tjerë ishin duke vdekur nga uria andaj u detyruam ta shisnim vajzën time. Si të mos jem e mërzitur ajo është fëmija im”, ka thënë nëna e vajzës për BBC.

“Ne jemi të uritur. Për momentin ne nuk kemi as miell e as vaj në shtëpi. Ne nuk kemi asgjë. Vajza ime nuk e di se si do të jetë e ardhmja e saj. Unë nuk e di se si do të ndihet për këtë, por më duhej ta bëja”, ka thënë babai i vajzës.

Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë, me një përkeqësim të mprehtë të situatës që kur talibanët morën pushtetin në gusht, shkruan BBC.

Fondet ndërkombëtare që mbështetën ekonominë e brishtë të vendit janë ndalur ndërsa bota debaton se si të merret me regjimin taliban.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: