Elbasani është tronditur nga një shpërthim me eksploziv. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:45 në fshatin Katundi i Ri.

Gazetarja Dorjana Bezat bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se shënjestër e sulmit ka qenë banesa e të shumëkërkuarit Talo Çela.

Po ashtu bëhet e ditur se në banesë nuk jetonte askush, ndërsa si pasojë e eksplozivit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Kujtojmë se Talo Çelës pak muaj më parë i vranë vëllain, Bujar Çelën. Paraprakisht dyshohet se ky është një mesazh i koduar për Çelën, i cili vijon të jetë në arrati. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa po vijon me hetimin dhe zbardhjen e saj.

Po ashtu sjellim në vëmendje faktin se Policia e Shtetit më 7 korrik të këtij viti ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion për kapjen e 49-vjeçarit, i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, si dhe për grabitjen e ndodhur në prill të vitit 2019 në aeroportin e Rinasit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: