SHKUP– Kryeqendra e Maqedonisë është tronditur nga një incident jo i zakonshëm. Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur dje në orët e pasditës në Shkup ku një pacient që kishte vdekur në një spital në Shkup, është transportuar me furgon deri tek adresa e familjarëve të tij, të cilët më pas e kanë planifikuar varrimin e tij.

Mirëpo gjatë transportit nga furgoni i specializuar, për një çast ka rënë arkivoli në mes të rrugës, shkruan “Zhurnal”.

Arkivoli ku gjendej trupi i pajetë ka rënë në mes të rrugës dhe ka bllokuar bulevardin “Arradhat partizane”, 3 km në largësi nga Qendra e Shkupit. Drejtuesit e mjeteve të tjera janë trembur nga rënia e arkivolit, dhe kanë ndërprerë lëvizjet e tyre.

Dëshmitarët okularë të cilët janë ndodhur në vendin e ngjarjes janë shokuar nga pamja trishtuese, madje disa fëmijë kanë filluar të bërtasin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: