Christian Eriksen ka reaguar menjëherë pasi që Danimarka ia doli të kalonte në 1/8 e finales së Euro 2020.

Danezët fituan 4-1 ndaj Rusisë, duke dhuruar mjaftë spektakël dhe një triumf me mjaftë zemër nga ana e tyre.

Duket se lojtarët e Danimarkës dhanë maksimumin që të kualifikoheshin, duke ditur se bashkëlojtari i tyre, Eriksen në fillim të Kampionatin Evropian luftoi me vdekjen.

Pas sulmit në zemër, skuadra përjetoi momente tronditëse, duke bërë që t’i humbin dy takimet e para, mirëpo në përballje me Rusinë ia dolën të fitonin me shumë stil.

Eriksen reagoi përmes një postimi në Instastory, e që natyrisht se mund të ndihet i lumtur për këtë arritje të kombëtares së tij që për pak sa nuk e dha jetën e tij.

Lojtari aktualisht është në shtëpi duke u shëruar dhe me gjasë tifozët sërish mund ta shikojnë duke luajtur futboll.

Eriksen 2
Eriksen 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb