Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kritikuar ashpër protestuesit në Portland të Oregonit të cilët rrëzuan statujat e ish-presidentëve, duke i quajtur ato “kafshë” dhe duke kërkuar masa federale për zbatimin e ligjit.

“Budallenjtë e majtë radikalë në Portland nuk duan ndonjë ndihmë nga zbatimi i vërtetë i ligjit të cilin ne do ta sigurojmë menjëherë. Voto”, shkroi Trump në twitter, duke ndarë postime nga skenat e trazirave.

Duke bërë thirrje për arrestimin e menjëhershëm të atyre që ishin përgjegjës, Trump fajësoi rivalin e tij demokrat, Joe Biden.

“Dërgoi këto kafshë në burg, tani. E majta radikale di vetëm të përfitojë nga budallenjtë e ‘udhëheqjes’ së pamend. Ky është Biden. Ligji dhe Rendi”, shtoi Trump.

Dje nga një grup protestuesish u rrëzuan statujat e ish-presidentëve amerikanë, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln. Ata po ashtu dëmtuan hyrjen e organizatës Shoqëria Historike e Oregonit.

Ngjarja ndodhi disa orë para Ditës së Kolumbos, që shënohet nga protestuesit si “Dita e tërbimit të popujve indigjen” duke pretenduar se ardhja në kontinent e Kristofor Kolumbos, eksploruesit italian të shekullit të 15-të, rriti dhunën kundër vendasve.

SHBA ka shënuar këtë ditë si një festë federale që nga viti 1937.

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, uroi popullin spanjoll në Ditën Kombëtare të Spanjës, duke deklaruar se, “Marrëdhënia jonë me Spanjën shtrihet përtej lidhjeve qeveri me qeveri, me lidhje të gjera kulturore dhe personale nga historia jonë e përbashkët”.

Po ashtu, më 12 tetor, Dita Hispanike (Dia de la Hispanidad) ose Dita Kombëtare e Spanjës (Fiesta Nacional de Espana) është një festë publike vjetore në Spanjë. Kjo ditë përkujton kur Kolumbo për herë të parë shkeli në Amerikë në vitin 1492.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb