Presidenti i SHBA Donald Trump është gati të vendosë tarifa prej 10 % në produkte të tjera kineze nëse shteti kinez do të vazhdojë të tregtojë në mënyrë të pa drejtë dhe do të vazhdojë të replikojë për tarifat e vendosura para disa ditësh.

Presidenti shpjegon se tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nëse Pekini do të vazhdojë të kundërshtojë tarifat e vendosura, të konvertuara në 50 miliard dollarë. Kina i përgjigjet lëvisjes së Trump me termin “masa shumë të rrepta” në rast se këto paralajmërime do të vihen në zbatim.

Ministri i Tregtisë së Pekinit, e përkufizon si një “ shantazh” paralajmërimin e Presidentit Trump.

(e.a\Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: