Trupat ruse kanë plagosur tashmë 855 fëmijë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria e Përgjithshme përmes një postimi në Telegram.

“Deri në mëngjesin e 8 dhjetorit 2022, më shumë se 1,298 fëmijë u prekën në Ukrainë si rezultat i agresionit të armatosur të plotë të Federatës Ruse. Sipas informacionit zyrtar nga prokurorët për të mitur, 443 fëmijë u vranë dhe më shumë se 855 fëmijë u plagosën”, thuhet në postim.

Shifrat nuk janë përfundimtare pasi po punohet për të përcaktuar viktimat në zonat e armiqësive aktive, në territoret e pushtuara dhe të çliruara përkohësisht.

Shumica e fëmijëve u vranë ose u plagosën në rajonin e Donetskut 426, rajonin e Kharkiv 267, rajonin e Kievit 117, rajonin e Mykolaiv  77, rajonin e Zaporizhzhia 77, rajonin Kherson 70, rajonin Chernihiv 68, rajonin e Luhansk 65, rajonin Dnipropetrovsk 33.

Më 6 dhjetor, një vajzë 15-vjeçare mbeti e plagosur në granatimet ruse në fshatin Kupriianivka, rajoni i Zaporizhzhia.

Gjithsej 2,719 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet dhe granatimet nga trupat ruse, ku 332 prej tyre janë shkatërruar plotësisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb