TIRANE

Puna e jashtëzakonshme e studiuesit Petro Zheji u diskutua në një takim intelektualësh e studiuesish, të cilët vlerësuan Zhejin për zbulimet e bëra që ndryshojnë qëndrimin për gjuhën shqipe.

Petro Zheji nuk është i vetëm në qëndrimet e tij, profesor Përparim Kabo solli disa shembuj autorësh shqiptarë dhe të huaj, që vërtetojnë teoritë e Zhejit nëpërmjet studimeve të thelluara.

Kabo përmend origjinën parahelene të shqipes, duke u bazuar edhe te rilindasit.

Në vijim të qëndrime për vjetërsinë e shqipes, për të vërtetuar origjinën pellazge të shqiptarëve, Kabo jep dëshmitë shkencore duke përmend analizat laboratorike të AND-së.

Ndërkohë, hulumtimet e Petro Zhejit u vërtetuan vetëm pak kohë më parë edhe nga revista prestigjioze “Science” e cila në një artikull të fundit deklaron se vjetërsia e shqipes është 6000 vjeçare.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: