Analisti Redi Shehu, duke marrë shkas nga protesta e 7 korrikut, deklaroi se tubime të tilla nuk të sjellin në pushtet.

I ftuar në emisionin ‘Open’ Shehu tha se Berisha në 2005-ën nuk erdhi në pushtet me protesta, por me parashtrimin e një fryme të re, me figura të reja.

DISKUTIMI
Balliu:
Kjo protestë s’ka të bëjë as me debatin brenda PD dhe me asnjë debat. Në atë protestë kanë ardhur kush ka mundur të vijë. Ka dhe mendime ndryshe. Ne ndërkohë që vijojmë të flasim këtu, paguajmë 80 mijë dollarë në ditë për inceneratorët.
Zheji: Thojini me emra. Jo kështu. Emrat, emrat. Jo ‘ne jemi të mirët’ dhe ‘ata të korruptuarit’.
Balliu: A iku në 2017 saimiri? Sa iku ai dolën tonelatat me kanabis. Nuk ishte Saimiri, por ishte Edi Rama.
Eni Vasili: Mos u ik nga tema e emisionit

Redi Shehu: Ne po diskutojmë; a mundet që Berisha, PD e re të rrëzojë Edi Ramën me këto masa. Për të zbuluar këtë duhet të shohim historinë. Në 2005 PD nuk erdhi në pushtet me protesta, sepse Berisha e dinte se nuk vinte në pushtet me këtë mekanizëm. Shqiptarët menduan se fryma e re, intelektualët e rinj, ishte ai karamelizimi i embël i PD në pushtet. Dhe funksionoi. Por ama funksionoi. Në 2017 protestat nuk të sollën në pushtet, por në mosmarrëveshje. Në 2019 zgjedhjet lokale nuk të solli në pushtet. Pse merret e njëtja metodologji. Atëherë ka përfundim; protestat bëhen për një zhvillim të brendshëm të PD. Protesta është e domosdoshme, por ajo që themi ne se Berisha në kontekstin e ri nuk është i njëjti. Protesta nuk të rrëzon nga pushteti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb