Ka përfunduar takimi i organizuar nga kryeministri Edi Rama në Milano në kuadër të turit të takimeve me diasporën shqiptare.

Gazetari i News24, Ergys Gjençaj ka raportuar se destinacioni i radhës i kreut të qeverisë mësohet të jetë Londra ku do të pritet nga shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Kreu i PS do të jetë në Londër në 2 qershor.

Sipas, agjendës paraprake që ka publikuar më herët kryeministri. Londra do të pasohet nga tubimi i Mynihut, ku Ramën do ta presë diaspora shqiptare e Gjermanisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb