Një turist që do të provonte për herë të parë të fluturonte në ajër ka përjetuar një ngjarje tepër të frikshme. Ai rrezikoi jetën e tij vetëm për faj të pilotit, i cili harroi ta lidhje me mjetin që të ishte i sigurtë.

Imazhet shokuese të Chris Gursky në ditën e parë të pushimeve në Zvicër janë publikuar në Youtube disa momente pasi aktiviteti i bukur iu kthye në një “eksperiencë pranë vdekjes”.

Pak sekonda pasi deltaplani u ngrit në ajër, piloti i rrëfeu turistit se nuk e kishte lidhur prandaj duhet të kapej me duar derisa të gjente një vend për të bërë sa më shpejt zbritjen.

“Unë thjesht po përpiqesha të qëndroja i qetë, duke u përpjekur të mbahesha që të jetoja. Pashë një herë poshtë dhe mendova me vete: Mbaroi me kaq, do bie dhe do vdes”, tha Gursky për Good Morning America.

Fatmirësisht ai arriti të mbahej me duar për disa minuta, derisa piloti e uli në një fushë. Aty Chris këputi muskujt e krahut dhe theu kyçin, për të cilin u detyrua ti nënshtrohej një operimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: