Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit ka nisur një seri videosh virtuale të muzeve dhe vendeve arkeologjike.

Masa vjen pasi përhapja e koronavirusit ka mbyllur qytete dhe ka detyruar vizitorët dhe turistët të qëndrojnë në shtëpi.

Udhëtimet janë të disponueshme në faqen zyrtare të Ministrisë dhe platformat e medieve sociale si Facebook, Instagram ose Twitter nën moton “Përjetoni Egjiptin nga shtëpia. Qëndroni në shtëpi. Qëndroni të sigurt”.

Ministria u shpreh në një deklaratë se të shtunën në orën 17:00 do të postojë turneun e dytë virtual.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb