Vendimi i Kylian Mbappe për të mos rinovuar kontratën e tij me PSG po bën shumë zhurmë. Mediat franceze, por dhe ato spanjolle po “ziejnë” këtë periudhë për të zbuluar diçka më shumë në lidhje me të ardhmen e sulmuesit francez. Mbappe nuk ka ndërmend të fshihet, ka qenë i qartë në çdo dalje të tij publike:

Lequipe
Lequipe

“Nuk kam thënë se dëshirojë të transferohem te Real Madrid, nuk kam thënë as që dua të largohem nga PSG, thjesht i kam bërë me dije se nuk do të aktivizojë të drejtën për të rinovuar kontratën edhe për një tjetër vit. Me PSG nuk kemi folur kurrë për rinovimin tim, por jam i lumtur që do të qëndroj këtu edhe këtë vit”, u shpreh Mbappe për L’Equipe. Ndërkohë në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Mbappe foli dhe largimin e Leo Messi-t:

La Gazzetta
La Gazzetta

“Nuk e kuptova pse njerëzit ishin të lumtur për largimin e Messi-t nga klubi, është një legjendë, tani jemi të detyruar ta zëvendësojmë. Milani? Jam bërë tifoz i Milanit prej Silvio Berlusconit, u shpreh Mbappe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb