Javët e fundit jo vetëm Reali por edhe Cristiano Ronaldo po kalon një formë mjaft të mirë. Kjo u pa qartë në fitoren e madrilenëve kundër Espanyol me rezultatin 2-0. Pavarësisht se nuk shënoi, pas shumë kohësh ylli portugez dribloi mjeshtërisht lojtarin kundërshtar duke i kaluar topin ndërmjet kembëve me një veprim mbresëlënës, duke na kthyer pas në kohë pasi përveçse golave, Ronaldos i kishin munguar gjatë këto instikte.

Jo në të njejtën nivel teknik, por disi më ndryshe mesfushori i Real Madrid, braziliani Casemiro, i ka kthyer nderin Ronaldos. Gjatë stërvitjes së ditës së sotme, 24-ër vjeçari ka thyer rutinën e zakonshme dhe këtë e vërteton më së miri patrioti i tij, Marcelo. Pasi “turpëron” fituesin e katër herë topit të artë, mbrojtësi shtatëshkurtër brazilian komplimenton Casemiron për atë çka ai bëri.

I veçantë Marcelo pasi herë pas here tregon aftësitë e tij mahnitëse jo vetëm në fushën e lojës por edhe në marrëdhëniet me shokët e skuadrës, për më tepër që Ronaldo njihet si një nga miqtë e tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb