Një avion ka dalë nga pista në fazën e uljes në tokë në aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit dhe është ndarë në tre pjesë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në bordin e mjetin shpërtheu edhe një zjarr, por që fatmirësisht u shua menjëherë. Sipas autoriteteve turke, 1 person ka vdekur dhe 157 të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre dy pilotë në gjendje të rëndë.

Pasagjerët kanë zbritur nga mjeti nëpërmjet çarjeve të mjetit. Avioni i kompanisë turke kishte ardhur nga Izmiri.

Prokuroria e Stambollit ka nisur një hetim, për të gjetur shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar nëse bëhet fjalë për një gabim njerëzor apo problem teknik në avion. Në bordin e mjetit udhëtonin 183 persona, 177 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Pas aksidentit, aeroporti, që është i dyti për nga rëndësia në kryeqytetin turk është mbyllur dhe të gjitha fluturimet janë drejtuar në aeroportin kryesor të Stambollit.

Për kompaninë turke low cost, kjo nuk është hera e parë e një uljeje dramatike. Një muaj më parë, në 7 janar, një Boeing 737-800 i të njëjtës linjë ajrore bëri një ulje të gjatë, duke shkuar deri pothuajse në fund të së njëjtit aeroport në Stamboll. 164 pasagjerët,
atëherë u evakuuan me tubat rrëshqitës të emergjencës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb