TURQI- Një baba së bashku me djalin e tij kanë qëlluar për vdekje njëri-tjetrin në autostradë në veri të Turqisë.

Halil İbrahim Dabanoğlu, 62 vjeçar dhe Hasan Dabanoğlu, 45 vjet, nisën të debatonin në autostradë në provincën e Detit të Zi, Kastamonu. Babai i cili arriti në skenë me traktor dhe djali i tij, i cili shkoi me makinë, raportohet se kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me pistoleta, transmeton Express.

Njerëzit që udhëtonin në autostradë kanë lajmëruar policinë dhe të dy janë dërguar me urgjencë në spital. Asnjëri prej tyre nuk ka shpëtuar derisa policia ka hapur hetimet lidhur me rastin.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb