Presidenti turk Rexhep Taiyp Erdogan do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin këtë të dielë lidhur me luftën në Ukrainë.

Zëdhënësi Ibrahim Kalin njoftoi se Turqia do të presë bisedime midis Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa shtoi se Turqia është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e krizës.

Më tej theksoi se Turqia nuk mund të braktisë lidhjet as me Moskën dhe as me Kievin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb