Televizioni grek ‘Alfa’ ka udhëtuar drejt vendlindjes së këngëtares së njohur shqiptare Eleni Foureira. Një udhëtim interesant në vendet ku Eleni Foureira kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj u bë nga emisioni “Dita e Gëzuar” i Stamatanas Tsimtsili, në Greqi. Banorë të fshatit, prindërit e këngëtares por edhe kryetarja e Patosit, thanë për gazetarin grek të ardhur enkas në Patos.

“Që ajo të bëhej kaq e famshme nuk u besua as nga prindërit e saj. Jam shumë e lumtur dhe ne presim që Eleni të vijë në fshat dhe ta gëzojë atë me një koncert këtu”, tha kryebashkiakja e Patosit.
Ndërkohë përmes gazetarit bashkëqytetarët e saj i dërguan një mesazh këngëtares:

“Helen, ashtu siç ishit një vajzë e mirë, e edukuar dhe me shumë respekt, kështu edhe ke ngelur. Bravo”.

Dhe ata vazhduan: “Ke gjakun e babait tënd dhe një bekim për prindërit e Helenës për këtë vajzë që kanë. Jemi të mërzitur sepse mendojmë se ajo ka ndryshuar mbiemrin e saj. Foureira është? Ta dini ajo është fëmija ynë. Ajo ka lindur këtu. Emri i saj është Entela. E vërteta është se vëllezërit e motrat tona në Greqi e quajtën Heleni”- shkruan gazeta protothema.gr.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: