Twitter tani do të vendosë transmetimet e drejtpërdrejta, të nisura nga llogaritë që ndiqni, në krye të kohështrirjes, duke e bërë më të lehtë të shihni se çfarë po ndodh në kohë reale.

Përmes një postimi, Twitter tha se ky tipar i ri do të përfshijë lajme, personalitete dhe sporte të reja.

Gjiganti i rrjeteve sociale prezantoi veçoritë e reja në aplikacionet e saj iOS dhe Android, të përditësuara këtë javë. Gjithashtu, Twitter tha se tani po mbështet transmetimet live vetëm për audio, si dhe përmes shërbimit të transmetimit të tij në Periscope.

Muajin e kaluar, Twitter ndërpreu aplikacionin e saj për iOS 9 dhe versionet më të vjetra, të cilat sipas të dhënave të Applet mbajnë ende rreth 5% e të gjithë përdoruesve të iPhone dhe iPad.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: