Juve po punon me kohë të plotë për rinovimin e kontratës me Dusan Vlahovic, por për momentin palët janë shumë larg gjetjes së një akordi. Sigurisht, lojtari ka shprehur dëshirën e tij për të rinovuar kontratën, por kërkesat e përfaqësuesit të sulmuesit serb ka bërë që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të hezitojnë.

Vlahovic kërkon 12 milionë euro në vit për të rinovuar, por kjo është një shifër shumë e lartë. Drejtuesit e Juves janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë të re deri në 2028 dhe 10 milionë euro në sezon.

Hhh
Hhh

Diferenca mes kërkesës dhe ofertës nuk është shumë e lartë, por për momentin janë ende larg gjetjes së një akordi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: