Vllaznia është fituese e Kupës së Shqipërisë U-17 për sezonin 2022-2023. Finalja e luajtur këtë të enjte në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës kishte vendosur përballë Tiranën dhe Vllazninë, në një klasike që është mbyllur me fitoren 2-0 të shkodranëve të drejtuar nga trajneri Gilman Lika.

Ky takim final mes Vllaznisë dhe Tiranës u vendos nga dopieta e Gerald Kubazit në minutën e 40-të dhe të 93-të të takimit shumë të luftuar nga të dyja ekipet.

Shkodranët menaxhuan shumë mirë takimin, duke ruajtur rezultatin pozitiv deri në fundin e takimit, teksa në minutën e fundit të shtesë, autori i golit të parë, Gerald Kubazi dyfishoi shifrat dhe vulosi fitoren 2-0 të Vllaznisë, që shpallet kështu fituese e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion futbollistik.

Medaljet dhe Kupa e Shqipërisë për Vllazninë U-17 iu dorëzuan fituesve nga kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës, Mikel Furxhi.

Tirana 0-2 Vllaznia

KF Tirana: Babe, Dollaku, Dervishi, Belloj, Krajka, Bami, Allmuca, Nela, Deda, Laci, Patushi.

KF Vllaznia: Lekaj, Selmani, Marashi, Kubazi, Ara, Gerbeti, Sylia, Hajdari, Kapllanaj, Celepija

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: