Mason Greenwood do të vazhdojë të qëndrojë në lirim me kusht. Vendimi është marrë sot nga gjykata për yllin e Manchester United, i cili akuzohet për përdhunim, dhunë dhe kërcënim.

Pas seancës gjyqësore, u vendos zgjatja e afatit të lirimit me kusht për sulmuesin 20-vjeçar, që duhej të skandonte në prill.

Futbollisti u mor nën hetime pasi publikimit të disa videove dhe imazheve në internet.

“Meqenëse vendimi për rishikimin e lirimit me kusht nuk ndikon në përparimin e hetimeve, Policia nuk do të japë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë rast derisa i dyshuari të akuzohet ose të lirohet”, u tha në një deklaratë.

Greenwood kaloi tre netë në paraburgim pasi policia e arrestoi në shtëpinë e tij në Bowdon, Greater Manchester, në janar.

Ai u lirua me kusht më 2 shkurt dhe që nga ajo periudhë daljet e tij në publik kanë qenë të pakta. Sulmuesi mbetet i pezulluar nga Utd, por vazhdon të marrë pagën e tij javore prej 75 mijë dollarësh në pritje të rezultateve të hetimit./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb