Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar me precedentë të shumtë penalë dhe të arratisur nga një burg në Francë. Ai është kapur bashkë me një shtetas grek duke transportuar mbi 1 kg kokainë.

Ngjarja ka ndodhur në Thermi të Selanikut rreth orës 11:30 të ditës në djeshme, kur policia ka ndaluar për kontroll automjetin më targa EHA-3962. Gjatë kontrollit, drejtuesi i mjetit deklaroi të dhëna të rreme identiteti dhe u tregoi punonjësve të policisë dokumente të falsifikuara dukshëm, pra një pasaportë greke me identitetin Dionysios Vlahos, lindur më 7.7.1983 dhe leje drejtimi greke me te njejtin informacion si me sipër. Më pas, gjatë kontrollit të kryer në brendësi të mjetit, u gjet ndër të tjera 1 qese me lëndë narkotike kokainë në formën e një “guri” me peshë 1 kg 62.2 gramë.

Përveç dokumenteve të falsifikuara, drejtuesit të mjetit i janë gjetur dhe sekuestruar edhe 2 telefona celularë, ndërsa pasagjerit të identifikuar si Agelos Paprikidis, 51 vjeç, i është gjetur dhe sekuestruar një shumë prej 3784 euro.

Gjatë kontrollit të banesës së drejtuesit të mjetit, janë gjetur dhe sekuestruar 3 peshore precize, një shumë prej 5640 euro dhe një sërë dokumentesh dukshëm të falsifikuara, ndërsa në shtëpinë e Paprikidis, u sekuestruan 5 gram lëndë kokainë dhe 24.400 euro. Nga verifikimet e kryera nga policia, ka rezultuar se identiteti i vërtetë i drejtuesit të mjetit është Altin Ibrahimi, shtetas shqiptar, 41 vjeç, banues në Panoramatos, Ilia Pileidi 11 në Greqi. Nga verifikimet rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër-arresti i Prokurorisë së Athinës për krimet e organizatës kriminale, falsifikim, dëshmi e rreme. Ai rezulton me precedentë penalë në Greqi për organizatë kriminale, falsifikim, dëshmi e rreme, zhvatje, grabitje, vjedhje të rëndë, zjarrvënie dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa në mars 2016 është arrestuar në Francë së bashku me Agelos Paprikidis për trafik droge dhe në muajin maj të të njëjtit vit, ai është arratisur nga burgu francez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb