Policia e Tiranës arrestoi një person i cili qarkullonte me armë zjarri me vete, i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë, Elvis Gaçaj si dhe shoku i tij M. D. për moskallëzim krimi.
Elvis Gacaj i njohur si pjesëtar i klanit Duka, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos. Për këtë ngjarje ai u arrestua në Durrës më herët në vitin 2019.
Gaxhaj u prangos edhe në prill të vitit 2018 bashkë me Leonard Dukën, në një apartament pranë shkollës “Partizani”. Policia e kryeqytetit gjeti një pistoletë dhe lëndë narkotike në banesë. Gjykata vendosi për dy të pandehurit t’i lërë në “arrest shtëpie” ne ate kohe.
Emri i Elvis Gaçaj do të dilte në skenë në atentatin e 1 tetorit të 2015. Gaçaj ka qenë objektiv i një atentati te “Lulishtja 1 Maji”, në kryeqytet, ku u vranë dy persona, ndërsa ai mbeti i plagosur. Në këtë atentat, mbetën të vdekur gabimisht shtetasit Aurora Oskain dhe Kevin Rugova, ndërsa shpëtoi shoqja e Aurorës, Eda Gjura.
Elvis Gaçaj i shpëtoi masakrës.
(Balkanweb)