Kevin de Bruyne u dëmtua gjatë finales së Champions League duke lënë sfidën përgjysmë.

Ai u zëvendësua pas përplasjes trup më trup me mbrojtësin shtatlartë të Chelsea-s, Antonio Rudiger.

Mes lotësh, belgu la fushën e lojës në pjesën e dytë teksa skuadra e tij Manchester City e humbi finalen.

Ditën e sotme ai ka lënë spitalin teksa bën me dije se ka fraktura në hundë dhe gropën e syrit. 29-vjeçari thotë se është mirë, por ende i zhgënjyer nga humbja e djeshme

”Përshëndetje djema sapo u ktheva nga spitali. Diagnoza ime është frakturë akute e kockave të hundës dhe frakturë e orbitës së majtë. Ndihem ne rregull tani. Ende i zhgënjyer për dje padyshim, por ne do të kthehemi”- shkruan De Bruyne.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb