Trajneri i Milanit, Stefano Pioli u shfaq i shqetësuar dje në pjesën e dytë, gjatë miqësores me Vicenzën. Shkak u bë Junior Messias, me lojtarin kuqezi që ndrydhi kyçin e këmbës së djathtë, duke lënë kështu fushën e lojës para kohe.

MilanNews.it bën me dije se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz. Madje, Messias nuk do ketë nevojë për ekzaminime të tjera. Kampionët e Italisë presin Udinesen në shtëpi në kampionat me 13 gusht.

Ill
Ill

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: