Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen ku një person u mor peng në Kamëz. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:44, në rrugën “London”. Burime policore thanë se ka dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: