Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, në News24 është trajtuar rasti i rëndë i dhunës ndodhur vetëm pak muaj më parë kundrejt një 12-vjeçari i cili është dhunuar jashtë ambienteve të shkollës dhe jashtë orarit të mësimit nga një grup çunash të moshës 16-vjeçare.

Në një lidhje telefonike ka qenë dhe nëna e 12-vjeçarit, e cila dha versionin e saj për rastin.

Sipas saj, djali është një tip i urtë dhe nuk ka folur me të as me bashkëshortin e saj, për ngjarjen dhe dhunën që ka kaluar. Autorët e dhunës e kanë shantazhuar 12-vjeçarin, duke i marrë edhe shuma të mëdha parash.

Ajo shtoi se djali është në gjëndje të rënduar psikologjike, dhe nuk ka dëshirë të shkojë në ambientet e shkollës.

Nëna e djalit të mitur, kërkon identifikimin e autorëve dhe drejtësi për ngjarjen dhe pse shprehu zhgënjimin e saj nga autoritetet e policisë.

“Djali im është një tip i urtë. Ai nuk na tregoi asgjë në lidhje me ngjarjen. Dhunuesit e kanë shantazhuar shumë herë, dhe i kanë marrë dhe shuma të mëdha parash. Ai është shumë i rënduar psikologjikisht dhe nuk ka dëshirë të shkojë në shkollë. Ne duam drejtësi. Duam identifikimin e autorëve.” përfundoi nëna e 12-vjeçarit.

Ndërsa babai i të miturit deklaroi se ditën e ngjarjes djali kishte ardhur në shtëpi me shenja dhune dhe së bashku me bashkëshorten kishin shkuar të bënin denoncimin e ngjarjes në komisariatin nr. 4 në Tiranë.

Sipas tij, punonjësit e policisë nuk e kishin marrë shumë seriozisht këtë ngjarje dhe se nuk ishin marrë të gjitha dëshmitë e autorëve.

“Ditën e ngjarjes, djali erdhi me shenja dhune dhe vajza e vogël ishte ajo që më lajmëroi. Pastaj kam shkuar me bashkëshorten tek komisariati nr 4 për të denoncuar ngjarjen. Më bëri përshtypje indiferentizmi i punonjësve të policisë, sepse nuk kanë marrë të gjitha dëshmitë e autorëve”, deklaroi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb