Nga Klodiana Haxhiaj

“Ishte ora 12-12:30 e natës kur dëgjuam zhurmë. Dola bashkë me bashkëshortin të shikonim se çfarë po ndodhte, kur pamë tre grabitësit e maskuar. Njëri ishte jashtë, ndërsa dy të tjerët ishin futur brenda në shtëpi. Na kapën për fyti mua dhe burrin. Tim shoq e shtrinë përtokë. Ata qëlluan bashkëshortin, ndërsa mua më thanë t’u tregoja se ku i kishim paratë. Ua tregova vendin ku ndodheshin lekët (1 milion lekë të vjetra), por ata donin më shumë. Ne më shumë nuk kishim. Na bënë copash”.

Kështu ka deklaruar dje për “Gazeta Shqiptare” 69-vjeçarja Shahe Elezi nga fshati Shkallnur i Durrësit. E moshuara tha se kanë përjetuar ferrin gjatë përballjes me tre agresorët e armatosur, të cilët i dhunuan barbarisht dhe i bënë për spital. Një ditë pas ngjarjes që shokoi familjarët dhe banorët e zonës, 77-vjeçari Maliq Elezi ndodhet në Spitalin e Tramës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën. Ndërkaq, policia e Durrësit është duke hetuar intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e vënien në pranga të autorëve të krimit.

DËSHMIA E TË MOSHUARËS
Shahe Elezi dje ka treguar me detaje se si i masakruan maskat. “Ata na lidhën me skoç dhe plastmase, ndërsa e goditën burrin me grushte, leva hekuri dhe mjete të forta, ndërsa i thoshin nxirr paratë. Unë u tmerrova, ndaj iu përgjërova që ta linin të qetë burrin. Por, grabitësit vazhdonin ta godisnin tim shoq, ndaj unë u detyrova t’u tregoja vendin ku ishin paratë. U jam lutur duke u thënë: ‘Mos e qëlloni bashkëshortin se është plak dhe do iu ngelë ndër duar’, por nuk më dëgjonin”, ka rrëfyer ajo.

Lajmin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2017/11/22/u-dhunuan-nga-grabitesit-shahe-elezi-si-na-torturuan-per-2-ore-banditet-e-armatosur-bashkeshortin-e-lidhen-skoc/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb