Lirohet Marash Arra, i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Lazer Arra në Shosh të Dukagjinit.
Gjykata e shkallës së parë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Arrën. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se ndryshe nga policia, prokuroria ngriti vetëm akuzën “për moskallëzim krimi”.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa pala mbrojtëse “detyrim paraqitje” dhe në fund gjykata e la me “arrest shtëpie” duke bere që të lirohet nga paraburgimi.

‘BalkanWeb’ po ashtu mëson se në gjykatë kanë mbërritur edhe përgjigjet për provat materiale dhe shtetasi Marash Arra nuk rezulton i përfshirë në asnjë përgjigje ekspertimi.

Ngjarja në fjalë ndodhi në 21 tetor në fshatin Shosh të Dukagjinit. 55-vjeçari Lazër Arra kishte shkuar në fshat për të mbledhur ushqimet e dimrit, por është ekzekutuar me armë zjarri. Ai është qëlluar për vdekje, teksa ka qenë duke transportuar me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Policia ka sekuestruar në fshatin Palaj rreth 1000 rrënjë kanabisi. Aktualisht policia po heton ne lidhje me zbardhjen e konfliktit që i mori jetën 55-vjeçarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: