“News24” dhe “BalkanWeb” kanë zbuluar një tjetër pistë ku po heton policia e Shkodrës në lidhje me vrasjen e 55-vjeçarit Lazër Arraj. Ngjarja në fjalë ndodhi dje në fshatin Shosh të Dukagjinit. Mësohet se pas pistës për konflikte të mëparshme mes familjeve, tashmë po hetohet edhe ajo për çështje droge.

Për vrasjen e 55-vjeçarit është arrestuar 26-vjeçari Marash Arraj, banues në fshatin Shto i Ri, Shkodër, i cili është kushëriri i viktimës. Ndërkohë, gjatë orëve të paradites së sotme policia shoqëroi dhe babanë e vëllanë e autorit, pasi dyshohet se janë autorët e krimit.

55-vjeçari Lazër Arraj kishte shkuar në fshat për të mbledhur ushqimet e dimrit, por është ekzekutuar me armë zjarri. Ai është qëlluar për vdekje, teksa ka qenë duke transportuar me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Policia ka sekuestruar në fshatin Palaj rreth 1000 rrënjë kanabisi. Aktualisht policia po heton ne lidhje me zbardhjen e konfliktit që i mori jetën 55-vjeçarit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: