Arian Gosa u ekzekutua me një plumb në kokë në një lokal pranë shkollës “24 Maji” në Kavajë.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se në momentin e vrasjes, Gosa ka qenë bashkë me babanë e tij në një lokal duke konsumuar kafe, kur një person është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur.

Më pas autori është larguar në këmbë.  Në foton e siguruar nga “BalkanWeb” shihet edhe babai i Arian Gosës.

Hakmarrja është pista kryesore ku po heton policia. Viktima, Arian Gosa është vëllai i Edmond (Armand) Gosës i cili pas një sherri banal me Altin Rexhën e goditi me thikë, ku i fundit iu kundërpërgjigj me armë zjarri. Për pasojë edhe Edmond Gosa dhe Altin Rexha nuk i mbijetuan plagëve të marra dhe për pasojë humbën jetën. Ngjarje kjo e ndodhur më 29 mars të këtij viti.

  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb