Pasi u emërua si këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, vjen një reagim nga ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ Fleckenstein shprehu mirqënjohjen e tij për këtë vendin, ndërsa theksoi se mesi pret bashkëpunimin me të gjithë aktorët shqiptarë.

“I lumtur që të punojmë drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Faleminderit kryetarit të Parlamentit për besimin e tij. Mezi presim bashkëpunimin me të gjithë aktorët shqiptarë.”, thuhet në reagimin e Fleckenstein.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb