Trupat  e pajetë të 4 rusëve që u gjetën të vdekur në një resort në Qerret të Kavajës, janë tërhequr nga morgu ditën e djeshme në orën 16:00.

Prezentë gjatë tërheqjes së trupave ishte edhe konsulli rus.

Katër rusët i identifikuan të pajetë në 15 tetor. Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Nga të dhënat e para u raportua se vdekja e turistëve është shkaktuar nga asfiksia, ndërsa hetimi vijon në disa pista, ajo e përdorimit të tepruar të klorit në pishinën ku u gjetën viktimat, por edhe mosventilimi i mjaftueshëm i ambientit , ndërsa nuk u përjashtua as helmimi.

Nga ana e tyre, ekspertët e Mjekësisë Ligjore janë shprehur se kanë pasur viktima nga klori edhe më herët, por jo katër raste njëherësh. Për këtë arsye, Prokuroria e ka regjistruar ngjarjen si vrasje e mundshme, por pa pasur një autor.

Sakaq Ambasada ruse njoftoi se çështjen do ta ndjekë në vijimësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb