KRUJE– Pas helmimit të 11 vajzave në një fabrikë këpucësh në Bubq, pranë Rinasit ka folur mjeku i Urgjencës së Fushë Krujës ku janë dërguar 8 paciente. Shkak i helmimit dyshohen substancat tretëse ne fabrikë.

Sipas mjekut të urgjencës në Fushë-Krujë, Kastriot Mustafa rreth orës 8:45 janë paraqitur 8 raste me gjendje të fikti, mpirje dhe dridhje të trupit. Ai tha se shumica e pacienteve janë vajza të cilat janë shprehur se ndiheshin të lodhura. Mjeku tha se aktualisht gjendja e pacienteve është e mirë.

“Janë paraqitur 8 raste ku shfaqën gjendje të fikëti, mpirjen të duarve dhe trupit. Arsyen as vajzat nuk dinë ta shpjegojnë. Bëhet fjalë për një ndërmarrje këpucësh ku vajzat kanë referuar dhe kanë shfaqur këto shenjat që thamë. Pacientet janë paraqitur me gjendje të qëndrueshme. I gjithë personali ka qenë në gatishmëri dhe ju është dhënë ndihma e parë. Presim rezultat e analizave për të përcaktuar shkaqet e helmimit. Aktualisht gjendja e vajzave është e mirë”- tha mjeku Mustafa.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb