Policia e Tiranës ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në spitalin Infektiv, ku një pacient u hodh nga ballkoni.

Sipas policisë, 69-vjeçari me inicialet R.G., ndërsa thuhet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.G., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb