BERAT

Identifikohen emrat e çiftit të të moshuarve që u hodhën sot nga kati i tetë i një pallati në Berat dhe për pasojë humbën jetën.

Gazetarja Eneda Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Kujtim dhe Këze Agalliun, burrë e grua, të cilët jetonin të vetëm në banesë.

Po ashtu mësohet se ata kishin 4 fëmijë, 3 djem dhe një vajzë, të cilët ishin emigrantë. Deri më tani nuk dinën rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa polica dyshon se ata janë hedhur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: