BERAT

Këto janë pamjet e para që vijnë nga vendi i ngjarjes në Berat, ku një çift të moshuarish u hodh nga kati i tetë i një pallati dhe fatkeqësisht gjeti vdekjen. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas policisë, çifti, Kujtim dhe Këze Agalliu, dyshohet se kanë ndërmarrë vetë këtë akt ekstrem, duke u hedhur nga lartësia e madhe. Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë parë dy trupa të pajetë përtokë, ndërsa të alarmuar kanë sinjalizuar policinë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhu ngjarja. Gazetarja Eneda Petova ka siguruar për ‘BalkanWeb’ fotot nga vendi i ngjarjes, ku duket policia, ndërsa zona para pallatit në fjalë ka qenë në ndërtim e sipër.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: